Ish-udhëheqësi i burgosur i Çadit, Hissene Habre vdes në Senegal

Afrika

Ish-udhëheqësi i burgosur i Çadit, Hissene Habre vdes në Senegal

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 14:15
Ish-udhëheqësi i burgosur i Çadit

Ish -presidenti i Çadit, Hissene Habre, i cili po vuante një dënim të përjetshëm në Senegal për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka vdekur, tha të martën ministri senegalez i Drejtësisë Malick Sall, raporton France24.

Ai ishte 79 vjeç.

"Habre është në duart e Zotit të tij," tha Sall për kanalin televiziv TFM.

Konsullata e Çadit tha se ai kishte vdekur nga Covid-19.

Habre, i cili sundoi Çadin nga viti 1982 deri në 1990, u dënua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në një gjyq të mbështetur nga Bashkimi Afrikan në kryeqytetin senegalez Dakar në 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat