Bora befason banorët e Afrikës së Jugut – vrapojnë për të bërë dordolec dhe topa bore

Afrika

Bora befason banorët e Afrikës së Jugut – vrapojnë për të bërë dordolec dhe topa bore

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 17:41
Foto

Një i ftohtë i pazakontë ka befasuar banorët e Afrikës se Jugut, e përveç erërave të forta që merrnin gjithçka para vetes – ishte bora ajo që mbuloi vendin.

Fillimisht të reshurat ishin koncentruar në zonat malore, por më vonë edhe në ato urbane. E një prej atraksioneve më të mëdha turistike Ceres – rreth 180 kilometra larg Cape Town, mori ngjyrën e bardhë.

Në këtë rajon ka pasur reshje bore me një trashësi prej rreth 10 centimetra, e në tokë kishte mjaftueshëm borë që fëmijët të fillojnë t’i bëjnë dordolecët.

Lajmi për dordolecët në Ceres u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, kurse kolonat e veturave ishin me kilometra të gjata për shkak të interesimit të madh për ta parë borën.

Shumë prej tyre dëshironin që të kaptën të bëjnë një top bore apo të shijojnë për pak orë temperaturat e ulëta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat