Kryebashkiaku i Johanesburgut vdes në një aksident me makinë

Afrika

Kryebashkiaku i Johanesburgut vdes në një aksident me makinë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:55
Jolidee Matongo

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i ka bërë homazhe kryetarit të ri të Johanesburgut, pas vdekjes së tij në një aksident automobilistik në moshën 46 -vjeçare.

Sipas mediave të huaja, Jolidee Matongo kishte bërë fushatë me zotin Ramaphosa para aksidentit.

Automjeti i tij u përplas me një furgon ndërsa përpiqej të shmangte një këmbësor që kishte vrapuar në rrugë, raportojnë mediat lokale.

Këmbësori dhe shoferi i automjetit tjetër gjithashtu vdiqën, ndërsa dy truprojat e Matongo po trajtohen në spital për plagët e tyre.

Matongo u bë kryebashkiak më 10 gusht pas vdekjes së paraardhësit të tij nga komplikimet e shkaktuara si pasojë e Covid-19.

Mediat lokale raportojnë se ai ishte biri i një emigranti nga Zimbabwea dhe kishte qenë një aktivist politik në Afrikën e Jugut që në moshën 13 vjeçare, duke bërë fushatë kundër aparteidit – një sistem i legalizuar racizmi që ishte në atë kohë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat