Të paktën katër persona kanë vdekur pas shembjes së ndërtesës në Nigeri

Afrika

Të paktën katër persona kanë vdekur pas shembjes së ndërtesës në Nigeri

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 08:23
Foto

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në kërkim të të mbijetuarve në qytetin nigerian të Lagos, pasi një ndërtesë 22-katëshe u shemb gjatë ndërtimit.

Sipas BBC, të paktën katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur.

Një gërmues është në vendngjarje dhe punonjësit e shpëtimit dhe disa vendas po kërkojnë nëpër rrënoja.

Deri më tani thuhet se janë gjetur katër të mbijetuar.

Se çfarë e shkaktoi shembjen dhe sa njerëz janë të bllokuar nën rrënoja mbetet e paqartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat