Sudan: Policia përdorë gaz lotsjellës në një tubim në Khartoum

Afrika

Sudan: Policia përdorë gaz lotsjellës në një tubim në Khartoum

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Forcat sudaneze të sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që po merrnin pjesë në demonstratat pro-demokratike në kryeqytetin, Khartoum.

Mësuesit që merrnin pjesë në këtë protestë u ndaluan nga forcat e sigurisë.

Demonstruesit gjatë natës ngritën barrikada për të parën nga dy ditët e mosbindjes civile të planifikuar për të protestuar kundër grushtit të shtetit të muajit të kaluar.

Ata po kërkojnë që qeveria ushtarake të tërhiqet dhe të lejojë një tranzicion paqësor në sundimin civil.

Demonstratat po ndodhin ndërsa ndërmjetësit e Ligës Arabe mbërrijnë në Khartoum për bisedime në përpjekje për të zbutur krizën, shkruan BBC.

Kryeministri civil, Abdalla Hamdok, mbetet në arrest shtëpiak dhe po përballet me presionin e ushtrisë për të bashkëpunuar me ta, raporton Andrew Harding i BBC nga kryeqyteti.

Muajin e kaluar, udhëheqësi i grushtit të shtetit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, shpërndau krahun civil të marrëveshjes së qeverisë për ndarjen e pushtetit, arrestoi liderët civilë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërprerjet në internet kishin lënë disa njerëz të pavetëdijshëm për aksionin dyditor të mosbindjes civile, por mësuesit dolën për të protestuar pranë ministrisë së arsimit.

“Policia më vonë erdhi dhe hodhi gaz lotsjellës ndaj nesh edhe pse ne thjesht qëndronim në rrugë dhe mbanim pankarta”.

Në Khartoum North, forcat e sigurisë patrulluan rrugët kryesore duke mbajtur shkopinj dhe granata me gaz lotsjellës, shtoi Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat