Varianti i ri në Afrikën Jugore krijon shqetësim, ka më së shumti mutacione

Afrika

Varianti i ri në Afrikën Jugore krijon shqetësim, ka më së shumti mutacione

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 08:43
Ilustrim

Varianti më i ri i koronavirusit është varianti me më së shumti mutacione që është zbuluar deri më tani dhe ka një listë aq të gjatë të mutacioneve, saqë një shkencëtar e quajti “tmerrues”, ndërsa një tjetër tha se ky ësht varianti më i keq që ka parë.

Janë ditët e para dhe rastet e konfirmuara janë ende kryesisht të përqendruara në një provincë të Afrikës Jugore, por ka shenja se mund të përhapet më tej, shkruan BBC.

Varianti quhet B.1.1.529 dhe ka gjasë që t’i jepet një emër grek, njësoj si variantet Alfa e Delta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.

Ky variant gjithashtu ka shumë mutacione. Profesori Tulio de Oliveira, drejtor i Qendrës për Reagim Epidemik dhe Inovacion në Afrikën Jugore, tha se ekziston një “plejadë e mutacioneve” dhe se varianti është “shumë më ndryshe” nga variantet tjera që kanë qarkulluar.

Në një konferencë për gazetarë, Oliveira tha se janë gjithsej 50 mutacione dhe më shumë se 30 në proteinën maje, që është cak i shumicës së vaksinave dhe çelës që virusi e përdor për ta gjetur rrugën drejt qelizave të trupit tonë.

Ka shumë shembuj të varianteve që dukeshin të frikshme në letër, por nuk doli të jenë të tilla. Varianti Beta ishte në krye të shqetësimeve të njerëzve në fillim të vitit, sepse ishte më i afti për ta shmangur sistemin imunitar. Megjithatë, në fund, ishte varianti Delta që përhapej më shepjt e që mbizotëroi në botë.

Deri më tani, në provincën Gauteng të Afrikës Jugore janë konfirmuar 77 raste me variantin e ri, katër raste janë regjistruar në Botsvanë dhe një në Hong Kong, i lidhur drejtpërdrejt me udhëtimin nga Afrika Jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat