E konsideruar si një nga fotot më të trishta në histori. Cili është kuptimi i saj?

Afrika

E konsideruar si një nga fotot më të trishta në histori. Cili është kuptimi i saj?

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Fotografia nga Don McCullin

Me siguri e keni hasur këtë foto në rrjetet sociale, ose ndoshta kjo është hera e parë që e shihni. Bëhet fjalë për një foto të shkrepur nga fotografi Don Mçullin, i cili u ka kushtuar një vëmendje të veçantë momenteve të trishta të luftës së Biafras (luftë civile ndërmjet qeverisë së Nigerisë dhe Republikës së Biafrës).

Në vetëm tri vite (1967 – 1970) në këtë luftë vdiqën më tepër se një million njerëz. Shpërndarja e ushqimeve u kufizua shumë në rajonin e Biafrës, duke shkaktuar uri ekstreme dhe vdekje të shumta.

Në foton e këtij artikulli do të mund të shihni një nga momentet më të dhimbshme të kësaj lufte, një nënë 24 vjeçare të uritur, kockë e lëkurë, gati në prag të vdekjes, e cila edhe pse vetë nuk është e ushqyer, zgjedh të ushqejë me gji fëmijën e saj.

Ajo duket dinjitoze dhe e sheh drejt e në sy fotografin, personin përballë saj, duke dashur t’ia transmetojë atij hapur mesazhin madhor.

Mesazhi është ai i vazhdimësisë së jetës, pavarësisht çdo vështirësie, dhe se burimi i jetës mbetet nëna. Edhe në kushtet e urisë ekstreme, në kushtet e afrimit të vdekjes, nëna përherë do të zgjedhë të vetësakrifikohet për fëmijën e saj. Jo më kot kjo mbahet si një ndër fotot më të dhimbshme e të trishta në histori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat