Vigjilentët kenian që mbrojnë fermat e avokados nga bandat kriminale

Afrika

Vigjilentët kenian që mbrojnë fermat e avokados nga bandat kriminale

Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:37
Ilustrim

Sektori i avokados i Kenias është bërë kaq fitimprurës sa bandat e organizuara kriminale po synojnë kultivuesit. Prodhimi i një peme avokadoje mund të paguajë edukimin privat për një vit të një nxënësi në gjimnaz që mund të kushtojë deri në 600 dollarë. Kërkesa për këtë frut po rriten në SHBA dhe Evropë dhe Kenia vitin e kaluar u bë eksportuesja më e madhe në Afrikë.

Grupet vigjilente po krijohen tani që të mbrojnë të korrat që njihen si “floriri i gjelbër”. Ndërsa nata bie në fermën që ndodhet në zonën qendrore të Murang’a-s, gjashtë burra të veshur me mushama të trasha që janë të armatosur me pishtarë, hanxhar dhe dru nisin turnin e tyre të punës. Ata janë punësuar që të ruajnë fermën dhe avokadon e çmuar raporton “BBC”.

Kjo është një punë e rëndë ku mund të lëndohesh dhe të vritesh. Pronari i fermës që është sa gjysma e një fushe futbolli tha se ai duhet të ndërmerrte këto vendime për shkak se kishte rënë viktimë e hajdutëve. Avokadot priren të korren në Kenia midis muajit shkurt dhe tetor, por hajdutët ka synuar frutat e papjekur. Në përpjekje për të shtypur tregun e zi, autoritetet kanë ndaluar eksportimin e avokados nga muaji nëntor deri në fund të janarit.

Ky vendim ka pasur pak efekt në terren dhe fermerët në zonën e Murang’a-s duhet të korrin herët në mënyrë që të shpëtojnë të korrat e tyre nga kartelet e avokados.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat