Tajlanda regjistron vdekjen e parë nga Omicron

Afrika

Tajlanda regjistron vdekjen e parë nga Omicron

Më: 17 janar 2022 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Tajlanda ka raportuar vdekjen e parë nga varianti shumë ngjitës i koronavirusit Omicron, tha një zyrtar shëndetësor të dielën.

Viktima është një grua 86-vjeçare nga provinca jugore e Songkhla, derisa Tajlanda zbuloi rastin parë të Omicron muajin e kaluar. Kjo çoi në rivendosjen e karantinës së detyrueshme për vizitorët e huaj.

“Gruaja është një paciente me Alzheimer e shtrirë në shtrat,” i tha Reuters zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Rungrueng Kitphat.

Ai tha se një vdekje e tillë pritej pasi vendi deri më tani ka raportuar mbi 10 mijë raste të Omicron, duke shtuar se Tajlanda nuk do të kishte nevojë për masa të mëtejshme kontrolli.

Vendi raportoi 8 mijë e 77 infeksione të reja dhe nëntë vdekje të dielën, duke e çuar numrin total në më shumë se 2.3 milion raste dhe gati 22 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Rreth 66 për qind e rreth 72 milionë banorëve që jetojnë në vend kanë marrë dy doza të vaksinave kundër COVID-19, por rreth 14.9 për qind kanë marrë vaksina përforcuese.

Më 11 janar, banka qendrore deklaroi se ekonomia e dytë më e madhe e Azisë Juglindore do të marrë një goditje prej 0.3 për qind nga Omicron, megjithëse ajo duhet të menaxhohet deri në gjysmën e parë të vitit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat