OKB: Mungesë ekstreme e ushqimit në Tigray të Etiopisë

Afrika

OKB: Mungesë ekstreme e ushqimit në Tigray të Etiopisë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:31
Të zhvendosurit nga lufta në Tigray ushqehen me ushqimet e dhuruara nga banorët lokalë të Mekele, në veri të Etiopisë. Maj, 2021

Banorët e rajonit Tigray të Etiopisë “po vuajnë nga mungesa ekstreme e ushqimit”, u tha në vlerësimin e ri të Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara.

“Familjet po shterojnë të gjitha mjetet për të ushqyer vetveten, me tre të katërtën e popullsisë që po përdor strategji ekstreme për të mbijetuar”, tha ky program në raportin e publikuar të premten.

Në raport u tha se shumica e banorëve po varen vetëm nga një vakt në ditë. OKB-ja u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftën në Etiopi që të pajtohen për një armëpushim humanitar “dhe zyrtarisht të pajtohen për hapjen e korridoreve të transportit” të ndihmës.

OKB-ja tha se asnjë konvoj me ndihma nuk ka hyrë në rajonin Tigray që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar. Në këtë rajon jetojnë afro gjashtë milionë persona.

Qeveria e Etiopisë po refuzon që të lejojë që ndihma të shkojë në rajonin Tigray pasi ka frikë se ajo mund të bijnë në dorën e forcave me të cilat po lufton.

Që prej nëntorit të vitit 2020, forcat që dikur dominon qeverinë kombëtare po luftojnë kundër qeverisë aktuale të kryeministrit, Abiy Ahmed.

Në javët e fundit, forcat në Tigray janë tërhequr në këtë rajon pasi tentuan që të avanconin drejt kryeqytetit Addis Ababa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat