Pusi ku vdiq 5-vjeçari ishte hapur nga babai i tij për këtë arsye

Afrika

Pusi ku vdiq 5-vjeçari ishte hapur nga babai i tij për këtë arsye

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 00:09
Mësohet se babai i Rayan, hapi pusin në përpjekje për të gjetur ujë në mënyrë që ai të mund të kultivonte kanabis

Një 5-vjeçar Rayan Oram, u bllokua për ditë të tëra në pus, ka pastaj edhe vdiq.

Ndërkohë së fundmi mediat e huaja, kanë raportuar se pusin që ra i mituri e për pasojë humbi dhe jetën e kishte hapur i ati.

Mësohet se babai i Rayan, hapi pusin në përpjekje për të gjetur ujë në mënyrë që ai të mund të kultivonte kanabis ose marijuanë. 

Puse të tilla, shumë më të thella, mbulojnë rajonin e thyer të Rifit, të gërmuar nga fshatarët që kanë nevojë për ujë për bimët e tyre të kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.

Rënia në pus e Rayan tërhoqi vëmendjen e botës gjatë pesë ditëve përpjekjesh të zymta, por të kota për të shpëtuar djalin e vogël. Qindra marokenë vëzhguan ndërsa punonjësit e shpëtimit hapën një gropë paralele për të nxjerrë fëmijën nga pusi 32 metra i thellë.

Pavarësisht pesë ditë përpjekjesh, Rayan u gjet i vdekur në pus.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat