Egjiptianët furnizohen me ushqime për Ramazan: Të gjitha çmimet janë rritur

Afrika

Egjiptianët furnizohen me ushqime për Ramazan: Të gjitha çmimet janë rritur

Më: 29 mars 2022 Në ora: 18:23
Blerësit në Kajro po luftojnë me rritjet e çmimeve të produkteve ushqimore

Në afërsi të muajit të Ramazanit, blerësit po luftojnë me rritjen e çmimet këtë vit.

Ramazani nënkupton muajin, në të cilin myslimanët nuk duhet të hanë, as të pinë deri në muzg. Kjo duhet të bëhet për një muaj rresht.

Familjet egjiptiane shpesh grumbullojnë produkte ushqimore përpara këtij muaji të shenjtë, duke blerë hurma, ushqime të veçanta të Ramazanit dhe artikuj të tjerë ushqimorë.

Por, blerësit në Kajro po luftojnë me rritjet e çmimeve të produkteve ushqimore, shkruan Associated Press.

Egjiptianët ndjekin traditën që njihet si tradita e “fanos”, një fanar i Ramazanit, që është shpesh pjesa qendrore në një tavolinë iftari ose që shihet i varur në vitrinat e dyqaneve dhe nga ballkonet.

Hurmat janë thelbësore në blerjet e Ramazanit, sepse myslimanët tradicionalisht e prishin agjërimin e tyre, siç bëri Profeti Muhamed rreth 1 mijë e 400 vjet më parë, me një gllënjkë ujë dhe disa hurma në perëndim të diellit.

“Ka një ndryshim të madh në çmimet e pulës, vajit, arrave dhe shumë gjëra të tjera. Të gjitha çmimet janë rritur”, thotë Omnia Reda, banore e Kajros.

Sipas byrosë shtetërore të statistikave, norma vjetore e inflacionit të Egjiptit u rrit në 10 për qind në shkurt nga 8 për qind, sa ishte në muajin e kaluar.

Sipas shifrave zyrtare, rreth një e treta e mbi 103 milionë banorëve të Egjiptit jetojnë në varfëri të skajshme.

Në fillim të këtij muaji, Banka Qendrore e Egjiptit ngriti normën bazë të interesit për herë të parë që nga viti 2017, duke përmendur presionet inflacioniste të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat