​OKB: Dy milionë fëmijë afrikanë në rrezik nga uria

Afrika

​OKB: Dy milionë fëmijë afrikanë në rrezik nga uria

Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:43
Ilustrim

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Martin Griffiths deklaroi sot se dy milionë fëmijë kërcënohen nga uria deri në vdekje.

Ndërsa Briri i Afrikës përballet me një nga thatësinë më të keqe në dekada.

Duke iu drejtuar një konference donatorësh në Gjenevë, Griffiths tha se organizata ka vetëm një pjesë të 1.4 miliard dollarëve që i nevojiten për t'iu përgjigjur thatësisë në Kenia, Etiopi dhe Somali.

“E vërteta e shëmtuar që duhet të pranojmë sot është se ne jemi përsëri në një garë me kohën për të parandaluar një humbje masive jetësh në vitin 2022, dhe ne nuk kemi burime për ta bërë këtë,” tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat