Thatësira më e rëndë në dekada shkatërron jetën e komuniteteve nomade të Etiopisë

Afrika

Thatësira më e rëndë në dekada shkatërron jetën e komuniteteve nomade të Etiopisë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Thuajse prej një viti nuk ka rënë shi në Hargududo në juglindje të Etiopisë, ku kufoma dhish, lopësh e gomerësh shihen pranë kasolleve të fshatarëve nomadë.

Thatësira më e rëndë në disa dekada në rajonin e Bririt të Afrikës, po çon rreth 20 milionë njerëz drejt vdekjes nga uria, sipas OKB.

Një mënyrë e vjetër jetese në shkretëtirë është duke u shkatërruar, teksa fëmijët nomade po vuajnë nga kequshqyerja dhe familjet po shkatërrohen.

Prilli këtu duhet të ishte një nga muajt më të lagësht të vitit, por ajri në Hargududo është i nxehtë ndersa toka është e pluhurt dhe e shkretë.

Shumë nga kafshët që zotëronin rreth 200 familjet gjysmë-nomade të fshatit, janë shuar tashmë.

“Ata që kishin më parë 300 dhi para thatësirës tnai kanë vetëm 50 apo 60. Ndërsa të tjerëve nuk i ka mbijetuar asnjë,” tha për AFP, fshatari 52-vjeçar Husein Habil.

E njëjta histori tragjike po shihet edhe në zona të gjera të jugut të Etiopisë dhe në Kenian e Somalinë fqinje.

Vëmendja e mediave në Etiopi është e fokusuar në krizën humanitare dhe konfliktin në veri, mes forcave qeveritare dhe rebelëve Tigray.

Në atë rajon 9 milionë njerëz janë në nevojë emergjente ushqimi.

Ndërsa në jug të Etiopisë zyra humanitare e OKB thotë se 6.5 milionë njerëz, ose rreth 7% e popullsisë, po vriten nga thatësirat.

Mungesa e pashpejguar e reshjeve ka vrarë deri tani 1.5 milionë krerë bagëti, shumicën në rajonin e Somalisë, duke evidentuar gjendjen  alarmuese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat