Nigeri: Të paktën 50 të vrarë nga një sulm në një kishë katolike

Afrika

Nigeri: Të paktën 50 të vrarë nga një sulm në një kishë katolike

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Të paktën 50 vetë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur sulmuan një kishë katolike në shtetin Ondo në jugperëndim të Nigerisë gjatë meshës së të dielës, sipas një mjeku dhe medias lokale.

Një mjek i një spitali në qytetin Owo të shtetit Ondo i tha agjencisë Reuters se të paktën see 50 trupa ishin zhvendosur në Qendrën Mjekësore Federale në Owo dhe në Spitalin Katolik St. Louis.

Presidenti Muhammadu Buhari dënoi sulmin, duke e quajtur atë "të neveritshëm". Identiteti dhe motivi i autorëve të sulmit nuk dihen ende.

Mediat lokale thanë se persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj besimtarëve dhe kishin aktivizuar eksplozivë në kishë. Ndër të vrarët kishte gra dhe fëmijë.

Funmilayo Ibukun Odunlami, zëdhënës i policisë së shtetit Ondo, tha vetëm se kishte pasur një incident në kishën katolike të Shën Françeskut në Owo dhe tha se policia do të lëshojë një deklaratë së shpejti.

Vendi më i populluar i Afrikës ka përjetuar sulme dhe rrëmbime në këmbim të shpërblimit nga bandat e armatosura, kryesisht në veriperëndim të tij. Sulme të tilla janë të rralla në Nigerinë jugperëndimore.

Guvernatori i shtetit Ondo, Arakunrin Oluwarotimi Akeredolu ndërpreu një udhëtim në kryeqytetin Abuja dhe u kthye në Ondo pas sulmit. "Ne do të angazhojmë çdo burim në dispozicion për të gjuajtur autorët e sulmeve dhe për t'i vënë ata para përgjegjësisë," tha ai në një deklaratë./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat