Zjarri në kishë: Trinjakët dhe binjakët në mesin e 15 fëmijëve të vdekur

Afrika

Zjarri në kishë: Trinjakët dhe binjakët në mesin e 15 fëmijëve të vdekur

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 08:57
Trinjakët që vdiqën në kishë

Të paktën 15 fëmijë ishin në mesin e 41 personave të vrarë kur një zjarr shpërtheu në një kishë të krishterë kopte në Egjipt të dielën.

Kisha Abu Sefein, në lagjen e klasës punëtore të Gizës, Imbaba, ishte e mbushur me njerëz që kremtonin meshën atë mëngjes, duke përfshirë fëmijë dhe prindërit e tyre. Shumë fëmijë të tjerë po ndiqnin mësimet në katin e parë të ndërtesës katërkatëshe, ku hetuesit besojnë se zjarri filloi pas një qarku të shkurtër elektrik.

Ministria e shëndetësisë tha se shumica e vdekjeve ishin rezultat i thithjes së tymit, dhe gjithashtu një rrëmujë kur njerëzit nxituan të largoheshin nga kisha përmes një dalje të bllokuar, raporton BBC.

Sipas të afërmve, zyrtarëve të kishës, një spitali lokal dhe mediave egjiptiane të lajmeve, viktimat fëmijë përfshinin trenjakët pesëvjeçarë Mohrael, Youssef dhe Philopator Bassem Amir.

Vëllezërit e motrat vdiqën së bashku me nënën e tyre Irina Atef Ramzi, 34 vjeç, gjyshen e tyre Magda Habib Nabih, 61 vjeç dhe hallën e tyre, Mirna Atef Ramzi, 25 vjeç.

Vajzat binjake pesëvjeçare Mariam dhe Barsina Tamir Wajih dhe vëllai i tyre trevjeçar Ibrahim u përmendën në listën e viktimave të publikuar nga Spitali i Përgjithshëm Imbaba.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat