Tragjedi! Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit

Afrika

Tragjedi! Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit

Nga: A.Zh Më: 15 janar 2023 Në ora: 09:01 Përditësuar në ora: 12:52 më 15.01.2023
Pamje të vendit ku është rrëzuar aeroplani në Nepal.

“U nda copë-copë” – momenti i rrëzimit të aeroplanit në Nepal

Banorët në Pokhara të Nepalit kanë arritur të filmojnë momentet e fundit të avionit ATR 72 Yeti Airlines përpara se ai të përplasej në tokë dhe të shkaktonte vdekjen e të 40 pasagjerëve nga 72 që ndodheshin në bord.

Avioni i nisur nga Katmanduja do të ulej në aeroportin e Pokharas, për për shkaqe ende të paqarta ai u rrëzua, shumë pranë një zone të banuar, duke shmangur që tragjedia të merrte përmasa dhe më të mëdha.

Sipas të dhënave paraprake, në avioni dy-motorësh udhëtonin dhe 15 turistë të huaj.

Mjeti fluturues ra mbi një kodër dhe shumë civilë shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për pasagjerët, për shkak të flakëve të mëdha që shpërthyen pas përplasjes.

 

Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit, të mbijetuarit dërgohen në spital

Dhjetëra njerëz janë vrarë pasi një aeroplan me 72 persona në bord u rrëzua pranë një aeroporti në Nepalin qendror.

Avioni i Yeti Airlines nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara u rrëzua në ulje përpara se të merrte flakë.

Të paktën 64 persona janë konfirmuar se kanë vdekur, tha policia, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Disa të mbijetuar të plagosur rëndë u dërguan në spital, thanë raporte të pakonfirmuara.

Banorja vendase Deeveta Kal i tregoi BBC-së se si ajo nxitoi në vendin e rrëzimit pasi pa avionin të rrëzohej nga qielli pak pas orës 11:00 me kohën lokale (05:15 GMT).

"Në kohën kur unë isha atje, vendi i rrëzimit ishte tashmë i mbushur me njerëz. Kishte tym të madh që vinte nga flakët e avionit. Dhe pastaj erdhën helikopterët," tha ajo.

Aeroporti Pokhara: Të paktën 40 të vdekur në rrëzimin e avionit në Nepalin qendror

Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar pranë një aeroporti në Nepalin qendror dhe të paktën 40 trupa janë gjetur, thonë zyrtarët.

Aeroplani i Yeti Airlines ishte nisur nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara, por u rrëzua në ulje, duke marrë flakë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë një aeroplan që fluturon ulët mbi një zonë të populluar përpara se të rrotullohet ashpër.

Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Qindra ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacionin në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometra e gjysmë larg aeroportit.

Pamjet e marra ku u rrëzua aeroplani, tregojnë tym të dendur të zi dhe mbeturina që digjen.

"Ne presim të marrim më shumë trupa", tha një zëdhënës i ushtrisë për Reuters, duke thënë se aeroplani "është copëtuar", përcjell Bota sot.

Kryeministri Pushpa Kamal Dahal, thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.

Nga pasagjerët, 53 thuhet se janë nepalezë. Në aeroplan ishin pesë indianë, katër rusë dhe dy koreanë. Kishte gjithashtu një pasagjer nga Irlanda, Australia, Argjentina dhe Franca.

Aksidentet e aviacionit nuk janë të rralla në Nepal, shpesh për shkak të pistave të tij të largëta dhe ndryshimeve të papritura të motit që mund të shkaktojnë kushte të rrezikshme.

Një aeroplan i Tara Air u rrëzua në maj 2022 në rrethin verior të Nepalit të Mustang, duke lënë të vdekur 22 persona./Botasot

Rrëzohet avioni, të paktën 16 të vdekur

Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror.

Për pasojë të paktën 16 persona kanë humbur jetën.

Avioni i “Yeti Airlines” po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.

Në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, tha një zëdhënës i linjës ajrore, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat