​Nigeri: Një prift u dogj nga një zjarrvënie, një tjetër u plagos duke ikur

Afrika

​Nigeri: Një prift u dogj nga një zjarrvënie, një tjetër u plagos duke ikur

Më: 15 janar 2023 Në ora: 16:18
​Nigeri

Persona të armatosur në veriperëndim të Nigerisë i vunë zjarrin sot rezidencës së priftit katolik Isaac Achi, i cili u dogj nga zjarri dhe qëlluan dhe plagosën një prift tjetër, At Collins, tha policia.

Wasiu Abiodun, zëdhënësi i policisë së shtetit të Nigerit, tha se persona të armatosur i vunë zjarrin rezidencës së At Isaac Achi, të Kishës Katolike të Shën Pjetrit dhe Palit, në Zonën e Pushtetit Lokal të Paikoro, pasi nuk arritën të hynin rreth orës 3 të mëngjesit.

At Achi u dogj, ndërsa një prift tjetër i identifikuar si At Collins, i cili ndodhej në shtëpi, u qëllua dhe u plagos duke u përpjekur të arratisej.

Ai po shërohet në një spital lokal, tha Adiodun.

“Ky është një moment i trishtuar. Që një prift të vritet në një mënyrë të tillë do të thotë se nuk jemi të gjithë të sigurt. Nevojitet veprim drastik për t'i dhënë fund masakrës", tha guvernatori i Shtetit të Nigerit, Sani Bello.

Për momentin, motivi i sulmit nuk është i qartë, por njerëz të armatosur kanë sulmuar më parë priftërinjtë në Nigerinë veriore, ku jetojnë shumica e myslimanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat