VOA/ Të paktën 68 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Nepal

Afrika

VOA/ Të paktën 68 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Nepal

Më: 15 janar 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Të paktën 68 persona humbën jetën të dielën kur një avion i kompanisë ajrore Yeti u rrëzua në Pokhara të Nepalit, aksidenti më i rëndë ajror në tre dekada në vendin e vogël të Himalajave.

Qindra punonjës të ekipeve të shpëtimit bën kërkime në kodrën ku u rrëzua aeroplani me 72 persona në bord që ishte nisur nga kryeqyteti Katmandu. Zyrtarët ndërprenë vonë në mbrëmje operacionet e kërkimit, duke thënë se ato do të rifillojnë të hënën.

Një pjesë e tokës pranë vendit të rrëzimit ishte zhuritur, dhe vazhdonin të dilnin flakë.

Moti ishte i kthjellët dhe nuk është e qartë ende se çfarë e shkaktoi përplasjen.

Ishte aksidenti ajror më vdekjeprurës i Nepalit që nga viti 1992.

Afro 350 persona kanë vdekur që nga viti 2000 nga rrëzimi i avionëve ose helikopterëve në Nepal, ku ndryshimet e papritura të motit mund të shkaktojnë kushte të rrezikshme.

Bashkimi Evropian i ka ndaluar linjat ajrore nepaleze nga hapësira e tij ajrore që nga viti 2013, duke përmendur shqetësimet e sigurisë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat