Tragjedi/ Autobusi përplaset me një makinë, 20 të vdekur dhe 60 të plagosur

Afrika

Tragjedi/ Autobusi përplaset me një makinë, 20 të vdekur dhe 60 të plagosur

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 10:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njëzet persona kanë humbur jeten dhe më shumë se 60 kanë mbetur të plagosur në Afrikën e Jugut kur një autobus dhe një automjet i blinduar të transportit të parave u përplasën.

Keshtu njoftoi sot departamenti i transportit i provincës Limpopo në veri të vendit.

“Njëzet persona humbën jetën tragjikisht në një aksident kur një mjet i transportit të parave humbi kontrollin dhe u përplas me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt”, thuhet në një deklaratë të departamentit të transportit.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat