Kriza në Sudan: Civilët po përballen me katastrofë, 100 mijë veta lëshojnë vendin

Afrika

Kriza në Sudan: Civilët po përballen me katastrofë, 100 mijë veta lëshojnë vendin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:05
Sudan

Mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Sudanin që prej nisjes së luftimeve të ashpra në mes të forcave rivale nga 15 prilli.

Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si një katastrofë, ku luftimet nuk kanë fund, raporton BBC.

Më tutje janë 334 mijë persona që janë zhvendosur përbrenda Sudanit.

Luftimet janë duke vazhduar në kryeqytetin, Khartoum, në mes të ushtrisë dhe forcave paramilitare, pavarësisht një armëpushimi që thuhej se ishte në fuqi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Sudan, Volker Perthes, ka thënë për AP se të dyja palët janë pajtuar për të hyjë në negociata.

Arabia Saudite ka qenë vend ku potencialisht mund të zhvilloheshin bisedimet.

Nëse mbahen këto bisedime do të ishin të paratë që prej plasjes së konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat