Mbreti i Ganës i kërkon Muzeut Britanik t’ua kthejë disa stoli të arit

Afrika

Mbreti i Ganës i kërkon Muzeut Britanik t’ua kthejë disa stoli të arit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:13
Mbreti i Ganës

Sunduesi i popullit Asante të Ganës i ka kërkuar Muzeut Britanik që t’i kthejë në vendin e tij sendet e arit në koleksionin e tij.

Asantehene, Otumfuo Osei Tutu II, takoi së fundmi drejtorin e muzeut Hartëig Fischer për të diskutuar.

Koleksioni i muzeut përfshin vepra të marra nga pallati Asante në Kumasi gjatë luftës me britanikët më vitin 1874.

Muzeu Britanik i tha BBC-së se po e shikon mundësinë e huadhënies së sendeve në Gana.

Sunduesi ganez u takua me Fischer javën e kaluar, pasi mori pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles.

Muzeu Britanik ka qenë nën presion në rritje vitet e fundit për të kthyer artikujt e koleksionit të tij në vendet e tyre të origjinës.

Kërkesat e Greqisë për kthimin e Skulpturave të Partenonit, shpesh të njohura ende si Mermeret Elgin, janë shembulli i profilit të lartë në këtë debat të kontestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat