Shkelet armëpushimi në Sudan/ 18 civilë të vrarë dhe 106 të plagosur nga bombardimet

Afrika

Shkelet armëpushimi në Sudan/ 18 civilë të vrarë dhe 106 të plagosur nga bombardimet

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:45
Sudan

Dhjetra civilë janë vrarë në bombardimet në një treg në Khartoum, në ngjarjen e fundit vdekjeprurës në luftën e Sudanit, e cila nuk ka parë qetësi që kur ushtria e u tërhoq nga negociatat e armëpushimit.

Që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill, ushtria e udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (FSR) nën gjeneralin Mohamed Hamdan Daghlo kanë rënë dakord për armëpushim rreth dhjetë herë, të cilin megjithatë e shkelën.

Dhuna vazhdon pa ndërprerë, 18 civilë u vranë dhe 106 u plagosën ditën e djeshme.

Në ditën e 48-të të luftimeve të pandërprera, të cilat tashmë kanë shkaktuar vdekjen e 1800 personave, mbi një milion njerëz, kryesisht sudanezë, por edhe refugjatë në Sudan, janë zhvendosur brenda vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat