“Libia ka nevojë për më shumë pajisje për të ndihmuar punonjësit e shpëtimit të gjejnë njerëz të bllokuar nga përmbytjet dhe ndërtesat te dëmtuara”.
Kështu është shprehur shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, shkruan Sky News.
“Të mbijetuarit gjithashtu kanë nevojë për kujdes shëndetësor parësor për të parandaluar një shpërthim kolere”, tha Griffiths.
“Prioritetet janë strehimi, ushqimi, kujdesi mjekësor parësor për shkak të shqetësimit të kolerës, shqetësimit të mungesës së ujit të pastër,” theksoi ai në një konferencë të OKB-së në Gjenevë.
Zyra humanitare e OKB-së ka dërguar një ekip për koordinimin e fatkeqësive prej 15 personash në Libi, të cilët janë zhvendosur nga Maroku, i cili pësoi një tërmet javën e kaluar.