Drejtuesi i autobusit humb kontrollin dhe bie nga shkëmbi, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Afrika

Drejtuesi i autobusit humb kontrollin dhe bie nga shkëmbi, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Më: 26 mars 2025 Në ora: 19:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 4 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një autobus ra nga një shkëmb në Nepalin perëndimor.

Autobusi, i cili po shkonte për në qytetin e Butwal, po transportonte besimtarët që ktheheshin nga një pelegrinazh në tempullin Argakakanchi.

Në rrethana aktualisht të paqarta, drejtuesi i mjetit raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit në një rrugë provinciale malore, duke bërë që autobusi të bjerë nga një shkëmb.

Vishnu Prasad Paudel, një zëdhënës i departamentit të policisë lokale, tha për agjencinë e lajmeve Xinhua se shkaqet e aksidentit po hetoheshin, megjithëse mosfunksionimi i frenave u konsiderua nga autoritetet si skenari më i mundshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat