Më shumë se 1,000 njerëz humbën jetën në një rrëshqitje toke të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në një fshat të Darfurit në Sudanin perëndimor, tha një grup i armatosur.
Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (SLM/A), grupi që kontrollon zonën, tha në një deklaratë se e gjithë popullsia e fshatit Tarsin në Malet Marra u vra më 31 gusht, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut, shkruan Anadolu.
Vetëm një person i mbijetoi katastrofës, tha grupi.
Nuk kishte konfirmim nga qeveria sudaneze deri të martën në mëngjes.