40 persona në Sudan janë vrarë në një sulm me dron që kishte në shënjestër një funeral që po zhvillohej në el-Obeid. Autoritetet fajësuan Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, RSF për sulmin.
Shumë prej viktima thuhet se vdiqën para se të shkonin në spital në el-Obeid, një qytet strategjik që lidh kryeqytetin, Khartum, me rajonin perëndimor të Darfurit. Luftimet janë intensifikuar në këtë zonë të pasur me naftë të Kordofanit dhe rreth 20,000 njerëz ikën në el-Obeid javën e kaluar pasi RSF pushtoi qytetin Bara.
Qyteti ra në të njëjtën kohë me qytetin el-Fasher, i cili kishte qenë bastioni i fundit i ushtrisë në Darfur. Që atëherë ka pasur raportime për vrasje masive, dhunë seksuale, rrëmbime dhe plaçkitje të përhapura në el-Fasher nga luftëtarët e RSF-së.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Sudan, duke paralajmëruar se kriza humanitare po përkeqësohet me shpejtësi. Guterres i bëri thirrje ushtrisë dhe RSF-së të ulen në tryezën e negociatave dhe t’i japin fund këtij makthi dhune.