Presidenti më konservator i Kilit që nga diktatura e Pinochet-it dekada më parë, Jose Antonio Kast, i cili ka një histori të gjatë kundër të drejtave të grave, po merr detyrën të mërkurën, duke shqetësuar aktivistët për të drejtat e grave.
Kast ka votuar kundër divorcit në 2004 dhe kundër legalizimit të abortit në 2017, duke propozuar rikthimin e ndalimit të plotë të abortit dhe miratimin e pëlqimit prindëror te të miturit për pilulën kontraceptive që merret pas marrëdhënies, shkruan The Guardian, transmeton KosovaPress.
Emërimi i Judith Marin, aktiviste anti-aborti, si ministre e grave dhe barazisë gjinore, thekson qëndrimin e tij konservator. Aktivistët paralajmërojnë se qeveria mund të vështirësojë qasjen tek aborti edhe pa shfuqizuar ligjin ekzistues të tre përjashtimeve; kur shtatëzania rrezikon jetën e nënës, kur është rezultat i përdhunimit, ose kur embrioni/fetusi nuk është i jetueshëm për shkak të një defekti kongjenital ose gjenetik
Megjithatë, lëvizjet feministe mbeten të fuqishme: në Ditën Ndërkombëtare të Grave, rreth 500,000 gra marshuan në Santiago, duke kërkuar të drejta për abortin dhe barazi gjinore. Rrjeti “Con las Amigas y En La Casa” vazhdon të informojë për përdorimin e sigurt të medikamenteve për abortin, duke sfiduar kufizimet dhe censurën e grupeve anti-aborti.
Pavarësisht kërcënimeve nga qeveria e re, aktivistët mbeten të vendosur: “Gratë po kryejnë aborte tani, do të vazhdojnë nesër dhe askush nuk mund t’i ndalojë”, thonë ata.