Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar veprimin e Putinit për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës përmes referendumeve të rreme.
Sipas presidentes Osmani, ky është një veprim ilegal që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Ajo ka përsëritur se Rusia kërcënon paqen në rajon dhe si e tillë duhet të ndalohet.
“Kosova dhe aleatët e saj demokratik do të qëndrojnë gjithmonë me Ukrainën”, ka shkruar Presidentja në Twitter.
“Grabitja e paligjshme e territorit të Ukrainës nga Putini, bazuar në “referendume” të rreme dhe në përdorim të forcës, është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Rusia dhe përfaqësuesit e saj janë kërcënimi më i madh për paqen dhe duhet të ndalohen dhe të sanksionohen më tej. Kosova dhe aleatët demokratikë do të qëndrojnë gjithmonë me Ukrainën!”
Putin's illegal land grab of 🇺🇦 territory based on sham "referendums" & use of force is an utter violation of intl’ law.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 30, 2022
Russia & its proxies are the biggest threat to peace and must be stopped & further sanctioned.
Kosovo & democratic allies will always #StandWithUkraine!