Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta kryesojë delegacionin kosovar në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sot në kryeqendrën gjermane.
Në këtë takim do të mungojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Serbinë do ta përfaqësojë kryeministrja, Ana Bërnabiq.
Samiti nis në orën 09:15 ku nikoqiri i kësaj ngjarjeje kancelari gjerman Olaf Shcolz do të mbajë një fjalim para liderëve.
Në të do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Këtë ngjarje po e pëcjell nga afër edhe një ekip i Klan Kosovës me gazetarin Besnik Tahiri dhe kameramanin Agon Bejtullahu.
Gjithçka gati për Samitin e Berlinit
Gjithçka është gati për fillimin e Samitit të Berlinit i cili do të mbahet sot nga ora 09:15.
Në këtë samit pjesëmarrës do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të jetë nën udhëheqjen e kancelarin Olaf Scholz.
Kosova në këtë samit do të përfaqësohet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndërsa Serbia nga homologia e tij, Ana Bërnabiq.
Sot mbahet “Procesi i Berlinit”, merr pjesë edhe kryeministri Kurti
Sot në kryeqendrën gjermane do të nisin takimet në kuadër të “Procesit të Berlinit”.
Në këtë ngjarje të madhe politike do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në organizim nuk do të marrë pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman do të mbajë një fjalim para liderëve.
Scholz ka thënë që do t’i bëhet vlerësimi dhe do të ndodhë ringjallja e tij.
Në kuadër të procesi, liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.