Polici vret një djalë 14 vjeçar në Amerikë - Bota Sot
Polici vret një djalë 14 vjeçar në Amerikë

Amerika

Polici vret një djalë 14 vjeçar në Amerikë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Një djalë 14-vjeçar në Arizona të Shteteve të Bashkuara u vra nga një oficer policie derisa ai vraponte në një rrugicë me armë në dorë.

Oficeri që u identifikua vetëm si Jean ishte duke u përgjigjur një telefonate të një qytetari i cili raportoi për një automjet të dyshimtë dhe Jean iu afrua një pickup gri Chevy që duket se ishte përfshirë në një vjedhje të parkuar në një rrugicë, tha në një konferencë për shtyp shefi i policisë së Tempe të Arizonës, Sylvia Moir.

Një video e publikuar nga Departamenti i Policisë tregon që polici u fsheh pas një kontiniere derisa djali po dilte nga kamioni. Oficeri u dëgjua t’i thoshte të riut që t’i ngrejë duart lart.

“Ai ka një armë dore,” Jaen është dëgjuar duke thënë në video, raporton CNN.

“Arma ishte një armë e replikës 1911 që djali e kishte vjedhur nga kamioni”, ka thënë Moir.

Sende të tjera të vjedhura u gjetën gjithashtu tek ai.

Derisa djali shkon pothuajse në fund të rrugicës, oficeri qëllon dy herë me armë.

Një nga të shtënat e goditi 14-vjeçarin në shpatull dhe tjetra e goditi një mur në fund të rrugicës, tha Moir.

Autoritetet nuk dhanë shkak të vdekjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...