Guadio i vendosur: Ndihmat humanitare do të hyjnë në Venezuelë më 23 shkurt

Amerika

Guadio i vendosur: Ndihmat humanitare do të hyjnë në Venezuelë më 23 shkurt

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:01
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka thënë patra përkrahësve këtë të martë që ndihma humanitare të planifikuara për të hyrë në këtë shtet, do të bëhet më 23 shkurt.

Një veprim i tillë është paralajmëruar pavarësisht rrezikut të përplasjeve që mund të pasojnë, pasi që Presidenti Nicolas Maduro ka refuzuar furnizimin e vendit me ndihma, shkruan Euronews.

“23 shkurti do të jetë dita që ndihmat humanitare të hyjnë brenda Venezuelës, kështu që nga sot na duhet që të organizohemi”, ka thënë Guadio.

Lideri opozitar u ka dërguar urdhër të drejtpërdrejtë ushtrisë që të lejojë hyrjen e ndihmave.

Sidoqoftë, duke ditur se kundërshtari i tij, Maduro ka mbështetjen e ushtrisë, mbetet e paqartë nëse do t’i binden presidentit ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat