Trump kërkon nga aleatët evropianë t'i “marrin dhe gjykojnë” luftëtarët e IS-it

Amerika

Trump kërkon nga aleatët evropianë t'i “marrin dhe gjykojnë” luftëtarët e IS-it

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se “kalifati” i grupit militant, Shteti Islamik është në prag të kolapsimit dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë “të marrin” mbi 800 militantë që janë kapur në Siri.

“Shtetet e Bashkuara po kërkon nga Britania, Franca, Gjermania dhe aleatët e tjerë evropianë që të marrin mbi 800 luftëtarë (të IS-it) që janë kapur në Siri dhe t’i gjykojnë ata”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Kalifati është gati të bie. Alternativa nuk është e mirë, në atë që ne do të detyrohemi t’i lirojmë. SHBA nuk dëshiron të shoh që këta luftëtarë të IS-it të shpërndahen në Evropë, ku ata pritet të shkojnë”, ka thënë Trump.

“Është koha që të tjerët të bëjnë punën që janë në gjendje ta bëjnë. Ne po tërhiqemi (nga Siria) pas fitores 100% ndaj kalifatit”, shtoi presidenti amerikan.

Shtetet në Evropë dhe gjetkë kanë raportuar se qindra qytetarë të tyre kanë shkuar për të luftuar përkrah IS-it dhe grupeve të tjera ekstremiste në Lindjen e Mesme.

Shumë prej tyre janë vrarë, ndërkaq të tjerë janë kapur. Disa prej këtyre luftëtarëve po tentojnë që të kthehen në shtetet e tyre, gjë që ka ngritur shqetësimin e zyrtarëve se mund të radikalizojnë të tjerët kur ata të kthehen në shtetet e tyre përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat