Reshje dëbore në Los Angeles, nuk ndodhte që nga viti 1949 - Bota Sot
Reshje dëbore në Los Angeles, nuk ndodhte që nga viti 1949

Amerika

Reshje dëbore në Los Angeles, nuk ndodhte që nga viti 1949

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:09
Los Angeles

Për herë të parë që nga viti 1949 banorët në Los Angeles po shijojnë reshjet e dëborës.

Ndërkohë që në vend janë mbyllur shkollat si pasojë e ngricave në rrugë dhe shoferëve të pamësuar për këtë situatë.

Një fenomen natyror aq i rrallë për Los Angeles, sa shërbimi meteorologjik kombëtar është detyruar të postojë një mesazh të qartë në Twitter, duke konfirmuar reshjet e dëborës.

Dëbora ka nisur mbrëmjen e të enjtes, ndërsa autoritetet konfirmuan se një gjë e tillë nuk ndodhte që nga viti 1949.

Fronti i valës së të ftohtit që vjen nga Kanadaja ka ulur temperaturat dhe ka sjellë lagështirë në Las Vegas dhe në disa zona të Kalifornisë së jugut.

Në disa qytete janë mbyllur shkollat për shkak të ngricave në rrugë, të cilat u konsideruan të rrezikshme për autobusët që transportojnë fëmijët.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...