Uashingtoni i heq të drejtën e vizës 77 të afërmve të Maduros - Bota Sot
Uashingtoni i heq të drejtën e vizës 77 të afërmve të Maduros

Amerika

Uashingtoni i heq të drejtën e vizës 77 të afërmve të Maduros

Më: 6 mars 2019 Në ora: 21:57
Mike Pence

SHBA-ja i heq të drejtën e vizës amerikane 77 anëtarëve shtesë të kampit të presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, që përpiqet ta detyrojë të largohet nga pushteti, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

“Sot, departamenti i Shtetit njoftoi se SHBA-ja do të heqë 77 të drejta për vizë, mes të cilëve shumë përgjegjës të regjimit të Maduro dhe të anëtarëve të familjeve të tyre”, deklaroi ai.

Masa të tilla kishin shënjestruar disa dhjetëra venezuelas para më shumë se një muaj, 49 prej të cilëve u prekën javën e kaluar, ndërkohë që Uashingtoni përpiqet të rrisë presionin mbi kreun socialist.

“Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë llogari gjithë regjimit të Maduros deri sa ‘libertad’ të rivendoset në Venezuelë”, theksoi zëvendës presidenti amerikan, në përpjekjet e para të administratës së Donald Trump në favor të opozitarit, Juan Guaido, të vetëshpallur i përkohshëm dhe i njohur si i tillë nga SHBA-ja dhe më shumë se 50 vende të tjera. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...