Pentagoni miraton planin, kjo është shuma marramendëse për murin me Meksikën

Amerika

Pentagoni miraton planin, kjo është shuma marramendëse për murin me Meksikën

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:46
Foto ilustruese

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, miratoi ri-alokimin e fondeve, të cilat fillimisht ishin të destinuara për mbështetjen e forcave të sigurisë afgane dhe projekteve të tjera, për të ndihmuar në pagimin e murit përgjatë kufirit jugor.

“Sot, unë autorizova transferimin prej 1.5 miliardë dollarë në ndërtimin e më shumë se 80 milje barrierash kufitare,” tha ai. “Fondet janë nxjerrë nga një sërë burimesh, duke përfshirë kursimet e kostos, ndryshimet programatike dhe kërkesat e rishikuara, prandaj do të kenë ndikim minimal në gatishmërinë e forcave”.

Në mars, Shanahan miratoi transferimin e parë të dollarëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe ridrejtoi 1 miliard dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e rreth 60 miljeve të murit në Yuma, Ariz. dhe El Paso, Texas.

Totali i kombinuar prej 2.5 miliardë dollarësh është si përgjigje ndaj deklaratës së Presidentit Trump për një emergjencë kombëtare në kufi.

Por plani për të devijuar fondet e Pentagonit ka shkaktuar kritika nga demokratët e kongresit, të cilët akuzuan Shananin se nuk kërkojnë miratimin për të “riprogramuar” fondet pa autoritetin e kongresit. Shanahan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes pretenduan se nuk duhej të merrnin leje nga Kongresi pavarësisht kundërshtimeve nga ligjvënësit demokratë.

Shanahan, i cili tha që do vizitontë kufirin të shtundën, tregon që Pentagoni është plotësisht i angazhuar për të rregulluar krizën në kufi. Ai tha që më shumë se 4 mijë trupa dhe 19 mjete ajërore po mbështesin patrullimin e personelit të Mbrojtjes së Kufijve.

Kjo lëvizje vjen pasi që Trump la të kuptohet se do e nominojë Shanahanin për të u bërë Sekretari i ardhshëm i mbojtjes së SHBA’së. Vendimi për këtë nominim sipas Trump është si shkak i shërbimit të jashtëzakonshëm të Shanaham për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat