Kadidati i demokratëve për President, Bernie Sanders kundër luftës SHBA-Iran - Bota Sot
Kadidati i demokratëve për President, Bernie Sanders kundër luftës SHBA-Iran

Amerika

Kadidati i demokratëve për President, Bernie Sanders kundër luftës SHBA-Iran

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:38
Bernie Sanders

Kandidati për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Partia Demokratike Bernie Sanders,  ka paralajmëruar se do të bëjë çfarë është në fuqinë e tij që ta parandalojë një luftë me Iranin.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Sanders ka shkruar se gjatë tërë viteve sa ka shërbyer në politikën amerikane ai i ka kundërshtuar luftërat që SHBA-të kanë zhvilluar.

“Unë e kisha të drejtë për Vietnamin, unë kisha të drejtë për Irakun dhe do të bëjë çka është në fuqinë time që ta parandalojë një luftë kundër Iranit”.

Vlen të theksohet se Senatori Sanders që përfaqëson shtetin e Vermontit në SHBA, gjatë luftës në Kosovë kishte përkrahur ish-Presidentin Bill Clinton për bombardimet ndaj Serbisë.

Sanders konsiderohet si kandidati më serioz nga demokratët për zgjedhjet e vitit 2020 kundër Presidentit aktual Donald Trump, ndaj të cilit Sanders është mjaft kritik.

Bernie Sanders është zyrtari që ka shërbyer më së gjati në historinë e Kongresit Amerikan. Ai njihet për fushatën e tij të fuqishme gjatë garës për President si kandidat i demokratëve në garën presidenciale të vitit 2016.

Sanders kishte filluar fushatën pa përkrahjen e korporatave dhe sponsorëve të fuqishëm. Madje kishte deklaruar se do të pranonte kontributet vetëm nga njerëzit e thjeshtë. Ai u popullarizua shumë në mesin e të rinjëve në SHBA dhe konsiderohej si kandidat që do të revolucionarizojë politikën amerikane.

Por Partia Demokratike në kuvendin zgjedhor kishte favorizuar Hillary Clintonin e cila humbi garën për President ndaj Donald Trumpit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...