Rapinoe, shuplakë Trump: Asnjë s’shkon në Shtëpinë e Bardhë - Bota Sot
Rapinoe, shuplakë Trump: Asnjë s’shkon në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Rapinoe, shuplakë Trump: Asnjë s’shkon në Shtëpinë e Bardhë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:53
Donald Trump, Megan Rapinoe

Vijojnë polemikat e Megan Rapinoe kundër presidentit amerikan Donald Trump, madje situata ka arritur deri aty sa kombëtarja amerikane e futbollit të femrave ka shfaqur gatishmërinë të refuzojë ftesën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, për ta vizituar, pas titullit botëror të fituar në Francë, por jo atë të Kongresit, diçka që u konfirmua nga senatori demokrat, Chuck Schumer.

Kapitenia e skuadrës 4 herë kampione të botës, Megan Rapinoe në një intervistë për CNN, konfirmoi atë që ajo tha disa javë më parë, nëse do të vinte një ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ajo dhe shoqet e saj të skuadrës nuk do të shkonin.

“Të ekspozosh skuadrën tonë si një trofe do të ishte një mundësi e mirë për këtë administratë, nuk mendoj se për ne kjo ka kuptim”, tha Rapinoe në intervistën e saj, “dhe nuk arrij të imagjinoj se ndonjë prej shoqeve të mia dëshiron të vihet në pozitë të tillë”.

Por Rapinoe shkoi edhe më tej duke vijuar kritikat kundrejt Trump.

“Mesazhi i tij është një përjashtim për personat si unë-vijoi Rapione që nuk e fsheh krenarinë që mbështet kauzën e komunitetit LGBT, ai si President ka përgjegjësinë që të kujdeset për shtetasit e këtij vendi dhe të bëjë më të mirën për të gjithë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nëpërmjet profilit të tij në Twitter, përpara dy ditësh uroi skuadrën kombëtare amerikane të femrave, për titullin botëror të fituar në 7 korrik.

“Urime për skuadrën e futbollit të femrave të SHBA, për fitoren e Kupës së Botës”, shkruante Presidenti amerikan, në postimin e tij, “një lojë e mrekullueshme dhe entuziaste. Amerika është krenare për të gjitha ju”./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...