Trump, komente raciste/ Sulmoi në “twitter” kongresmenët me ngjyrë - Bota Sot
Trump, komente raciste/ Sulmoi në “twitter” kongresmenët me ngjyrë

Amerika

Trump, komente raciste/ Sulmoi në “twitter” kongresmenët me ngjyrë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:10
Donald Trump

Presidenti Amerikan, Donald Trump është akuzuar për racizëm, pas disa postimeve në “twitter”, ku sulmonte katër kongresmene demokrate.

Ai pretendoi se ato vinin nga vende, qeveritë e të cilave ishin një katastrofë e plotë dhe u sugjeroi më pas, të ktheheshin atje.

Postimi në “twitter” i drejtohej një grupi prej katër kongresmenesh me ngjyrë; tre të lindura dhe të rritura në SHBA, ndërsa e katërta e zhvendosur atje kur ishte fëmijë.

Bëhet fjalë për Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley, si edhe Ilhan Omar, që ka ardhur në SHBA si refugjate në moshën 12 vjecare.

Ato e kanë quajtur Presidentin racist, dhe janë mbështetur zëshëm nga anëtarët e tjerë të partisë demokratike.

Në një seri prej tre postimesh, Trump i akuzoi kongresmenet për kritika keqdashëse ndaj tij dhe Shteteve të Bashkuara. Ai nuk i përmendi shprehimisht me emra, gratë për të cilat fliste, por përmbajtja të çonte qartësisht tek to.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...