Burgim i përjetshëm për El Chapo-n - Bota Sot
Burgim i përjetshëm për El Chapo-n

Amerika

Burgim i përjetshëm për El Chapo-n

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:48
Joaquín Guzmán Loera

Joaquín Guzmán Loera, krimineli i njohur si “El Chapo” i cili kontrolloi pjesën më të madhe të tregtisë ilegale të drogës në hemisferën perëndimore për pothuajse tre dekada, u dënua me burgim të përjetshëm – plus 30 vjet burgim të veçantë – në një gjykatë federale në New York të mërkurën.

Para se të dënohej, 62 vjeçari Guzman, i tha një gjykatësi federal në gjykatoren e Brooklyn, se rasti i tij ishte “njollosur” nga sjellja e keqe e jurisë.

Ai tha se gjyqtari ia mohoi atij një gjykim të drejtë mbi akuzat për trafik droge “kur e gjithë bota po vëzhgonte”, dhe se Amerikës i mungon drejtësia dhe është e korruptuar, ashtu si vendet e tjera.

Ai gjithashtu falënderoi familjen e tij, ekipin ligjor, rojet e burgut dhe mbështetësit për lutjet, përpara se të ankohej rreth kushteve të burgut ku ai ishte mbajtur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat