Tërmeti 5 ballë ka tronditur Alaskën jugore

Amerika

Tërmeti 5 ballë ka tronditur Alaskën jugore

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 10:52
Ilustrim

Mbrëmjen e së shtunës, një tërmet 5 ballë ka tronditur Alaskën jugore.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 20:32, ku epiqendra ishte 70 km në perëndim të Klukwan, fshat me 95 njerëz.

Sipas raporteve, lëkundjet janë ndjerë deri në kryeqytetin e Alaskës. Disa banorë të Junau reaguan në rrjete sociale duke treguar se po ndjenin që objektet në shtëpi i lëviznin.

Por nuk ka raporte për dëme të konsiderueshme.

Tërmeti i fundit i madh me magnitudë 7.1 që goditi Alaskën ndodhi në 30 nëntor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat