Hillary dhe Chelsea me një libër të përbashkët për gratë

Amerika

Hillary dhe Chelsea me një libër të përbashkët për gratë

Nga: atsh Më: 28 shtator 2019 Në ora: 20:39
Hillary Clinton dhe vajza e saj, Chelsea

Doli në shitje libri i ish-sekretares të Shtetit amerikan, Hillary Clinton dhe vajzës së saj, Chelsea me titullin “The book of gutsy women” (”Libri i grave kurajoze”), i publikuar nga “Simon & Schuster”.

Libri mbledh historitë e grave që kanë bërë diferencën nga aktivistet te figurat politike, nga shkrimtaret te kampionet olimpike.

Hillary dhe Chelsea do t’i bien kryq e tërthor Amerikës për të promovuar librin e tyre.

Ato e bëjnë këtë në një moment delikat për politikën amerikane, me demokratët që kanë kërkuar një impeachment për presidentin Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat