Bolton marrëveshje për të botuar një libër të ri - Bota Sot
Bolton marrëveshje për të botuar një libër të ri

Amerika

Bolton marrëveshje për të botuar një libër të ri

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 07:55
John Bolton

Ish këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, ka arritur një marrëveshje gjatë javëve të fundit për botimin e një libri me shtëpinë botuese Simon & Schuster, sipas tre zyrtarëve me njohuri për negociatat.

Zyrtarët nuk ishin të autorizuar të diskutonin marrëveshjen publikisht dhe folën në kushte anonimiteti. Dy prej tyre thanë se marrëveshja ishte me vlerë rreth 2 milion dollarë.

Bolton përfaqësohet nga agjensia Javelin, klientët e së cilës përfshijnë ish-drejtorin e FBI-së James Comey dhe zyrtarin anonim të administratës Trump, libri i të cilit, "Paralajmërim", del në 19 nëntor.

Bolton u largua nga administrata në shtator për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta me politikën e jashtme të presidentit Trump.

Libri i Boltonit, 2007, "Dorëzimi nuk është një mundësi: Mbrojtja e Amerikës në Kombet e Bashkuara dhe Jashtë vendit", u botua nga shtëpia botuese Simon & Schuster.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat