“Isha gati të vdisja, në kokë u këndoja dy vajzave të mia”: Ushtari amerikan tregon momentin e sulmit nga raketat iraniane

Amerika

“Isha gati të vdisja, në kokë u këndoja dy vajzave të mia”: Ushtari amerikan tregon momentin e sulmit nga raketat iraniane

Më: 13 janar 2020 Në ora: 17:43
Akeem Ferguson, ushtar amerikan

Akeem Ferguson ishte në një bunker kur ekipi i tij mori lajmin drithërues: Gjashtë raketa balistike iraniane u drejtuan në drejtimin e tyre.

Pllaka e betonit që ata kishin si mbulesë nën mbrojtjen e vogël, ishte sulmuar me raketa.

“Mbaja armën time dhe e vura kokën poshtë dhe u përpoqa të gjej një vend të përshtatshëm, kështu që fillova t’u këndoja vajzave të mia – brenda kokës time”, tha rreshteri Ferguson. “Dhe unë vetëm prisja”.

“Unë isha 100% gati për të vdekur”, ka shtuar ai.

Siç edhe është thënë deri më tani, Ferguson mbijetoi së bashku me trupat e tjerë amerikanë dhe kontraktorët civilë në bazën e al-Asadit në Irak, pas një sulmi të raketave iraniane në mëngjesin e 8 janarit.

Sulmi ishte në shkallë më të gjerë ndaj një baze që strehonte trupat amerikane në dekada.

Trupat thanë se mungesa e viktimave nuk ishte asgjë më pak se një “mrekulli”.

Trupat amerikane të vendosur në bazë po ndihmojnë për të luftuar ISIS-in dhe trajnuar forcat irakiane të sigurisë. As edhe një trupë irakiane nuk u lëndua në sulm.

Ashtu si shumica e seksionit amerikan të bazës, ata kishin qenë tashmë në mbyllje në bunkerë për më shumë se dy orë kur raketat e para “zbarkuan”.

Sulmi ishte një përgjigje e Iranit ndaj sulmit me dron të SHBA-së, të urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump, që vrau gjeneralin më të fuqishëm të Iranit, Qasem Soleimani, më pak se një javë më parë.

Dhjetë nga 11 raketat goditën pozicionet e SHBA në bazën ajrore të shkretëtirës irakiane. Njëri goditi një vend të largët në anën e ushtrisë së Irakut.

Thuhet se afërsisht një e treta e bazës kontrollohet nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat