Të shtënat në Kanada, numri i viktimave shkon në 22

Amerika

Të shtënat në Kanada, numri i viktimave shkon në 22

Më: 22 prill 2020 Në ora: 09:43
Kanada

Numri i viktimave nga të shtënat me armë – më të këqijat në historinë moderne të Kanadasë – është rritur në 22 nga 19.

Në mesin e viktimave është edhe një 17 vjeçare, një punonjëse shëndetësore e cila ishte shtatzënë, si dhe një oficer veteran i Policisë.

Autoritetet akoma nuk e kanë definuar motivin e këtij krimi, derisa Policia thotë se sulmuesi njihte disa nga viktimat.

Sulmuesi, një 51 vjeçar, është vrarë në konfrontim me policinë. Gjatë sulmit, ai kishte veshur një uniformë policie dhe voziste një automjet policie “të ngjashëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat