​Një milion të infektuar në SHBA

Amerika

​Një milion të infektuar në SHBA

Më: 27 prill 2020 Në ora: 22:10
SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, numri i personave të infektuar nga koronavirusi ka tejkaluar sot shifrën një milion, përkatësisht 1 milionë e 441 raste.

56.286 njerëz vdiqën nga infeksioni, më shumë sesa në Kinë, që ishte epiqendra e pandemisë.

Situata më e rëndë është në shtetin e Nju Jorkut, i cili regjistron 297.224 të infektuar dhe 22.612 të vdekur.

Për javë të tëra, presidenti Donald Trump ka minimizuar kërcënimin e koronavirusit dhe ka injoruar thirrjet e ministrit të tij të Shëndetësisë për të investuar në testime dhe aparatet për frymëmarrje.

Që nga fillimi, Trump ka akuzuar Kinën se është pas pandemisë, duke e quajtur koronavirusin "kinez".

Ai ka akuzuar në mënyrë të përsëritur autoritetet kineze për dështimin e lëshimit të informacionit të vërtetë mbi rrezikun e koronavirusit.

Trump vendosi më 15 prill që Shtetet e Bashkuara të pezullojnë përkohësisht financimin e Organizatës Botërore të Shëndetit për shkak të keqmenaxhimit të saj ndaj pandemisë COVID-19.

Presidenti amerikan kohët e fundit bëri një gafë në një konferencë për shtyp kur ai sugjeroi që studiuesit të konsiderojnë efektet e dezinfektuesve në virus dhe të shikojnë nëse ato mund të injektohen te njerëzit.

Një ditë më vonë, në një intervistë me reporterët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trump pretendoi se deklarata e tij ishte keqinterpretuar.

Përkundër këtij arsyetimi, numri i helmimeve kimike në Shtetet e Bashkuara është rritur që nga deklarata e Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat