Një burrë në Teksas të SHBA-ve, i vuri flakën tryezës së një recepsionisti në një hotel, teksa po përpiqej që ta grabiste atë.
Pamjet e sigurisë kanë regjistruar të gjithë momentin e tmerrshëm.
Në të shihet një burrë i cili kërcënon recepsionistin duke i thënë se do ta digjte për së gjalli nëse nuk i jepte të gjithë paratë.
Në video shikohet se grabitësi spërkat me benzinë punonjësin dhe tavolinën e tij të punës.
Në momentin që recepsionisti nuk iu përgjigj kërkesës së grabitësit për t’i dhënë paratë, ky i fundit ndez një çakmak dhe i vendos flakën tavolinës, ndërsa punonjësi arrinë të shpëtojë mrekullisht.
Ndërkohë raportohet se agresori ka arritur që të largohet nga vendngjarja ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.