Piloti i aeroplanit luftarak amerikan konfirmohet i vdekur, pas rrëzimit në brigjet e Anglisë

Amerika

Piloti i aeroplanit luftarak amerikan konfirmohet i vdekur, pas rrëzimit në brigjet e Anglisë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Trupi i një piloti është zbuluar pasi një aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua në Detin e Veriut.

Sipas mediave të huaja, F-15C Eagle, u rrëzua menjëherë pas orës 09:30 sipas kohës britanike ndërsa ishte në një mision stërvitor.

Pjesët e aeroplanit të shkatërruar, që mendohet të jetë rrëzuar 74 milje detare në brigjet e East Yorkshire, u gjetën më herët.

Së paku deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes.

Një zëdhënëse e 48th Fighter Wing në RAF Lakenheath ka thënë se piloti i aeroplanit të rrëzuar është lokalizuar, duke konfirmuar vdekjen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat