Shtetet e Bashkuara shënojnë rreth 31,000 raste të reja të koronavirusit - Bota Sot
Shtetet e Bashkuara shënojnë rreth 31,000 raste të reja të koronavirusit

Amerika

Shtetet e Bashkuara shënojnë rreth 31,000 raste të reja të koronavirusit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 30,911 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,312,302.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 424 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 120,402.

Në këto shifra përfshihen 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti të vdekur dhe të infektuar me Covid-19 në mbarë botën.

Pavarësisht gjendjes shqetësuese, presidenti Donald Trump vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë efektin e pandemisë dhe ka bërë thirrje që të rihapet ekonomia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat