Rast i rrallë! Lindin trinjakët pozitivë me koronavirus, njëri vendoset në ventilator - Bota Sot
Rast i rrallë! Lindin trinjakët pozitivë me koronavirus, njëri vendoset në ventilator

Amerika

Rast i rrallë! Lindin trinjakët pozitivë me koronavirus, njëri vendoset në ventilator

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:55
Foto

Një nënë nga Meksika ka lindur trenjakë, dy djem dhe një vajzë. Ata kanë rezultuar me Covid-19 që në momentet e para të lindjes.

Një nga djemtë dhe vajza janë asiptomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa foshnja tjetër ka shfaqur probleme dhe është vendosur në ventilator.

Ekspertët e shëndetit po e shqyrtojnë këtë rast shumë të rrallë dhe po përpiqen të kuptojnë se kur janë infektuar me koronavirs, gjatë momentit që ata lindën apo nga placenta e nënës gjatë shtatëzanisë.

Sekretarja e shëndetit e San Luis Potosi, Monica Rangel, tha se duket shumë e pamundur që foshnjat ta kenë marrë koronavirusin pas lindjes, por është një rast që duhet të hetohet dhe studiohet më gjëtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat